Referendumi shihet si zgjidhje për të dalë nga kriza edhe nga analistët

Kërkesa e partive opozitare për hedhjen në referendum të dy marrëveshjeve që po kontestohen nga ana e saj ose zgjedhje shihet si një hap konkret për të dalje nga kriza.

Analisti Imer Mushkolaj thotë se të dy mundësitë janë opsione për t’i nxjerrë qytetarët nga kjo situatë, raporton KTV.

Mushkolaj thotë se ideja e referendumit edhe mund të mos u pëlqejë ndërkombëtarëve dhe duhet kuptuar drejt, sepse ata duan respektim të marrëveshjeve me Serbinë.

Edhe analisti Artan Muhaxhiri beson se tashmë opozita e ka lënë retorikën, duke kërkuar edhe zyrtarisht te presidentja referendumin ose zgjedhjet.

Që nga fillimi i bllokadës, opozita kërkonte që në rast të mostërheqjes së nënshkrimeve nga të dyja marrëveshjet, të shkohet në referendum apo edhe në zgjedhje të parakohshme, por kjo është hera e parë që me dokument i drejtohen të parës së shtetit.

scroll to top