Reformat në Arsim, mbështetje e madhe e institucioneve ndërkombëtare për Arbër Ademin

Arber-Ademi222.jpg

Reformat në Arsimin fillor që pritet të kaloj propozim ligji para deputetëve, është mirëpritur edhe nga ndërkombëtarët që veprojnë në Maqedoninë e Veriut. Siç mëson TS, në adresë të Ministrit të Arsimit, Arbër Ademit kanë mbëritur shumë letra  mbështetëse për nismën e reformave në arsim një gjë shumë pozitive  për të përshpejtuar këto reforma.

Pas kalimit të propozim ligjit para deputetëve, një klasë do të formohet nga 20 deri 30 nxënës, ndërsa paralelja e kombinuar do të numërojë maksimum 10 nxënës. Nxënësit do të mbështeten sa i përket orientimit profesional ndërsa do të përmirësohet edhe cilësia e ushqimit në shkolla.  Sipas ministrit të Arsimit, Arbër Ademi një nga çështjet më të rëndësishme në këtë propozim ligj është avancimi i procesit të përfshirjes së nxënësve me pengesa në shkolla.

Shkollat e posaçme dhe paralelet e posaçme do të transformohen në qendra burimore ndërsa paralelet e posaçme në qendra për mbështetje dhe të njejtat nuk do të mund të regjistrojnë nxënës në vitin 2022-23, ndërsa nxënësit e regjistruar deri në këtë vit do të vazhdojnë shkollimin deri në përfundimin e arsimit fillor. Do të ketë mbështetje për shkollat në realizimin e procesit të inkluzionit dhe ky është një nga hapat më të mëdha, më thelbësore që e kemi ndërmarr në këtë drejtim” deklaroi Arbër Ademi,ministër I Arsimit.

Ligji për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional do të sigurojë motivim më të madh për punë dhe për arritjen e rezultateve më të mira. Ademi tha se, kjo ka munguar viteve të kaluara, sepse mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional gjatë tërë karrierës së tyre kurrë nuk kanë pasur mundësi për avancim karriere në përputhje me stazhin dhe arritjet në vendin e punës.

Çdo ngritje në karrierë do të ketë edhe implikime financiare në aspekt të ngritjes së rrogës. Mendojmë se kjo është reformë thelbësore, nuk është reformë kozmetike dhe nuk jemi të interesuar për reforma kozmetike” shtoi Ademi.

Gjithashtu, ky propozim ligj parashikon orët e edukatës fizike ti realizojnë mësimdhënësit profesional. Do tu jepet mbështetje financiare nxënësve për pjesëmarrje në gara të ndryshme ndërkombëtare. Më tej, ligji vë në fokus parimet e mos diskriminimit ndërsa parasheh edhe organizimin dhe realizimin e arsimit fillor në institucionet shëndetësore dhe në kushte shtëpiake për nxënësit që trajtohen më gjatë se tre javë në shtëpi apo në spital. Zgjidhja e re ligjore nuk parashikon reduktimin e numrit të ditëve të mësimit, sepse gjendja e tanishme tregon se nxënësit në vendin tonë deri në moshën 14-vjeçare kanë mbi 900 orë mësimore më pak së sa moshatarët e tyre të shteteve anëtare të Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim.

scroll to top