Restaurantet në Tetovë i anulojn organizimet për “14 shkurtin”

tetova-696x417.jpg

Tragjedia që ndodhi dje me rastin e përmbysjes së autobusit në rrugën Shkup-Tetovë si pasojë e së cilës 14 persona humbën jetën dhe mbi 30 janë të lënduar, ka tronditur tërë shqiptarët në Maqedoni.

Pronarët e disa lokaleve që kishin paralajmëruar organizime me muzike live me rastin e 14 shkurtit “Ditës së të dashuruarve” i kanë anuluar organizimet dhe shprehin ngushllimet e tyre për familjarët e viktimave, informon portali “tetova1”.

“Restaurant ….. ju njofton se mbrëmjen muzikore për 14 shkurtin e anulojm për shkak të tragjedis së madhe. . Lutje të pafundme për të gjithë !

Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejt të lënduarve”, thuhet në postimin në facebook të njërit nga restorantet në Tetovë.

scroll to top