Rezultatet nga projekti i AUV për ushqim më të sigurt

Drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari Zoran Popovski do t’i prezantojë rezultatet nga projekti “Ndërtim i kapacitetit të shërbimeve kompetente për siguri të ushqimit, politikës veterinare dhe fitosanitare”.

Projekti me vlerë prej 1,795 milionë denarësh, ka filluar më 21 dhjetor të vitit 2013, ndërsa qëllimi ka qenë përmirësimi i mbrojtjes së njerëzve, kafshëve dhe shëndetit të bimëve, përmes përforcimit të kapacitetit ekzistues institucional të sistemit për siguri të ushqimit me sigurimin e aksesit të integruar, multidisiplinar, në të cilin janë përfshirë të gjitha fazat e zinxhirit të ushqimit.

Në prezantim do të mbajnë fjalim edhe euroambasadori Aivo Orav, si dhe liderja e projektit Mina Barova, ndërsa do të marrin pjesë përfaqësues të Inspektoratit shtetëror për bujqësi, menaxhim fitosanitar dhe Laboratorit shtetëror fitosanitar, të cilët kanë marrë pjesë në realizimin e projektit.

scroll to top