Rikthehen Katica e Fatimja

psp-1.jpg

Pas pauzës për shkak të festave të fundvitit, prej nesër në Gjykatën Penale do të vazhdojnë gjykimet për rastet e Prokurorisë Speciale.

Gjatë kësaj jave do të mbahen seanca për rastet “Tenderët”, “TNT”, “Transportuesi”, “Monstra” dhe “Dhuna në Qendër”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seanca e parë për këtë vit për lëndët e PSP-së do të mbahet nesër për rastin “Tenderët, në të cilën e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska për tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në “Muzeun e Luftës Maqedonase për Shtetësi dhe Pavarësi”, i cili ka qenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”.

Të mërkurën do të mbahet seancë për rastin “TNT”, i cili ka të bëjë me rrënimin e objektit “Kosmos” të Fiat Canoskit.

Ndërsa të enjten do të vazhdojë gjykimi për rastet “Transportuese” dhe “Monstra”. Kurse të premten është caktuar seancë për rastin “Dhuna në Qendër”

scroll to top