Rita Ora sonte performon me Andrea Bocelli-n?!

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka konfirmuar se do të performojë së bashku këngëtarin italian, Andrea Bocelli. 24 vjeçarja përmes një postimi në Instagram ka thënë se në mbrëmje do të performojë me Andrea Bocelli-n në televizionin italian Rai1, ndërsa e ka falënderuar Bocellin që e ka lejuar të performojë me të, transmeton Koha.net. “… në ora 21:10 në Rai1 në Itali, kënaquni! Dhe faleminderit Andrea që më lejon të këndoj me ju në këtë mbrëmje të veçantë”, ka shkruar Rita Ora.

Në teatrin “San Carlo” në Napoli, Andrea Bocelli do të mbajë koncertin e tij, ndëra ka ftuar edhe këngëtaren shqiptare Rita Ora.

andrea bocelli

scroll to top