Roma ka një mesazh për Salah!

Me kualifikimin në finale të Reds, Mohamed Salah u bë lojtari i parë egjiptian që arrin në finale të një garës më prestigjioze europiane
Roma ka dërguar një mesazh interesant për sulmuesin e Liverpool Mohamed Salah pasi ata u eliminuan nga kjo garë nga Reds të mërkurën.

Salah ishte lojtari kryesor që frymëzoi Reds në fitoren 5-2 kundër Romës duke shënuar dy gola në Anfield një javë më parë dhe ky avantazh bëri që anglezët të kalojnë në finale para skuadrës italianet.

Pavarësisht kësaj, Giallorossi shpresojnë që ish lojtari i tyre do të fitojë këtë trofe më të rëndësishmin në Europë pas më shumë se një dekade.

“Dhemb shumë që AS Roma pas një ëndrrë të jashtëzakonshme nuk do të shkojë në Kiev por ju do të jeni aty me ngjyrat e tua të reja”, ka postuar klubi në Twitter.

“Paq fat në finalen e Ligës së Kampionëve Mohamed Salah”. /GazetaExpress/

scroll to top