Ronaldinho u tregon se kush është më i mirë në botë

Ronaldinho beson se Neymar është futbollisti më i mirë në botë

Legjenda braziliane, Ronaldinho insiston se për momentin futbollisti më i mirë në botë është Neymar, duke injoruar kështu Leo Messin dhe Ronaldon

“Neymar, me formën momentale është futbollisti më i mirë në botë”, tha Ronaldinho për Dauily Mirror.

“Unë nuk jam i befasuar me aftësitë e tij, pasi që kur ka qenë i vogël është parë talenti i tij dhe ai është ende i ri dhe mund të përmirësohet edhe më shumë”.

Krejt në fund Ronaldinho ha se Neymar tashmë mund të qëndroj për pesë apo gjashtë vite si më i miri në botë.

scroll to top