Ronaldo: Ferguson trajneri më i mirë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka zbuluar menaxherin më të mirë me të cilin ka punuar ndonjëherë.
 Ronaldo ishte nënshkruar nga Ferguson si 18 vjeçar dhe skocezi e shndërroi atë në futbollistin më të mirë në botë.
“Unë duhet t’i them gjithmonë faleminderit Fergusonit për atë që ka bërë për mua”.
“Ne kemi pasur një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve dhe unë i thashë: ‘Trajner unë duhet të shkoj ta shoh babain tim’ dhe unë isha lojtar kyç, isha lojtar shumë i rëndësishëm dhe ai mu përgjigj: ‘Dëgjo, jeta jote personale, familja jote është gjëja më e rëndësishme që ke në jetë. Nëse dëshiron shko tri ditë, katër ditë, pesë ditë shko. S’ka problem’”.“Këtë moment nuk do ta harroj kurrë, sepse ishte momenti më i rëndëdisshëm në jetën time dhe ai e ndau me mua. Për këtë arsye e respektoj dhe për mua ai është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë”.

scroll to top