Rooney drejt Kinës

Wayne Rooney mund të largohet nga Manchester Unitedi në fund të stinorit për tu transferuar në kampionatin kinez.

Mediat angleze kanë vazhduar duke shkruar se ylli i United dhe Anglisë është cak i tri skuadrave kineze.

Sipas ‘Daily Mail’, tri skuadra kineze janë të gatshme të ofrojnë deri në 75 milionë funte për transferimin e Rooneyt në Kinë.

Në rast se Rooney dhe United pranojnë këtë ofertë atëherë ky pritet të jetë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit me total prej 103 milionë eurove.

Skuadra më e interesuar është ajo e Shangahi SIPG ku trajner është suedezi Sven Goran Erikson.

Rooneyt iu ka premtuar kontratë marramendëse prej 25 milionë funteve në vit.

scroll to top