Rrethina e Tetovës vlon nga bordellot e natës, policia mbyll edhe një lokal nate

 Gjithsej nëntë femra, prej të cilave tre shtetase shqiptare të moshës prej 19, 24 dhe 27 vjet, gjashtë shtetase të Maqedonisë janë zbuluar gjatë aksionit që natën e kaluar nga ora 2 deri në orën 3 u zbatua në objektin hotelierik “Erdi bos” në rrugën rajonale Zhelinë-Siriçino, pronësi e J.F. (38) nga Zhelina, ka informuar sot zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski

Siç informon ai, vajzat janë angazhuar si valltare, ndërsa gjatë kontrollit tre shtetaset shqiptare janë munduar të ikin,  por janë ndalur në përpjekjen pas çka janë arrestuar dhe janë mbajtur në SPB-në Tetovë prej ku janë dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme në Repartin për krim tejkufitar, migrime, të huaj dhe ripranim për procedurë të mëtutjeshme.

Ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e tërësishme dhe dokumentimin e rastit.

Kontrolli është pjesë e aksioneve të planifikuara për zbulimin  dhe sanksionimin ligjor të shtetaseve të huaja, të cilat ilegalisht qëndrojnë ose e keqpërdorin qëndrimin dhe punojnë në rajon, tha Josifovski. Fenomenet e tilla degjeneruese në shoqërinë shqiptare i kan kritikuar edhe shum aktivistë të sektorit civil një ndër ta edhe Musa Lamallari nga Shkupi i cili në profilin e tin ne facebook ka shkruar: ‘Ku eshte Bogovina? Metropol i cilit shtet te Madh qenka ne bote!

Duhet me qene i kujdeshem, mos me i kundershtuar pronaret e ketij lokali, se jane Piipa leshi. Kriminel qe duhet te futen ne Burg!

scroll to top