Rritet çmimi i dizelit

pompa-di-benzina.jpg

Refulling car tank on puming station

Komisioni Rregullator për Energjetik ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës. Sipas vendimit, të pandryshuar deri në javën e ardhshme mbeten çmimet e benzinave, ndërsa dizeli shtrenjtohet për gjysmë denarë.

Pra, edhe këtë javë një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 68.50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 70.50 denarë.

Dizeli shtrenjtohet për gjysmë denarë dhe një litër do të shitet për 61.50 denarë.

Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri shtrenjtohet për gjysmë denarë dhe do të kushtojë 50.50 denarë.

scroll to top