Rruga e Jahja Pashës lidhet me Qarkoren e Shkupit!

Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, dje morri pjesë në fillimin e punimeve për zgjërimin e bulevardit Hristijan Todorovski Karposh, i cili është projekt i përbashkët i Komunës së Çairit dhe Komunës së Butelit, i financuar nga Qyteti i Shkupit.

Faza e parë e këtij projekti parasheh lidhjen prej nënkalimit në Komunën e Butelit me Qarkoren e Shkupit, dhe pason faza e dytë që parasheh zgjërimin e këtij bulevardi nga rruga Xhon Kenedi (më saktësisht tek Vero), deri tek objekti i Komunës së Cairit, investim ky që vetëm në fazën e dytë kap shumën prej 90 milion denarë.

Vlen të theksohet se zgjërimi i Bul. H. T. Karposh nga rruga Xhon Kenedi, vjen si vazhdimsi e projektit për zgjërimin e rrugës Cvetan Dimov, projekte këto që në masë të madhe do të shkarkojnë komunikacionin në Komunën e Çairit, atë të Butelit dhe komunat përreth, dhe me këtë hapet një portë e re drejt Qarkores së Shkupit.

Investimet e lartpërmendura drejpërsedrejti lidhin rrugën e Jahja Pashës me Qarkoren e Shkupit.

scroll to top