Rruga Tetovë -Prizren qo do lidh shqiptarët. BDI e gatshme

Partia shqiptare në pushtet, BDI, paralajmëron një megaprojekt rrugor që do të lidh Tetovën me Prizrenin. Burime të TetovaSot bëjnë të ditur se po shikohen në detaje të gjitha alternativat që ky projekt të jetësohet dhe të vihen në funksion sa më shpejt.

Tani janë vërë të gjitha vlerësimet dhe matjet për të lidhur Tetovën me Prizrenin dhe ndërkohë jepen tre alternative, njëra që mund të përfshijë lidhjen nga fshati Poroj për në Prizren, tjera nga fshati Kamjan dhe lidhja tjetër që shqyrtohet është nga fshati Senakos për në Prizren.

Nga BDI, nuk e kanë mohuar se bëhen përgatitje që të jetësohet ky projekt. Ai shihet si një mundësi që përfundimisht do të lidh dhe do të shkurtojë rrugën Tetovë-Prizren. Burime nga kjo parti bëjnë të ditur se gjithçka është gati për ta filluar një projekt të tillë madhor për shqiptarët.

Ndryshe, më parë janë ndarë rreth 45 mijë euro për përpunimin e planit të fizibilitetit për të lidhur Tetovën me Prizrenit, ndërsa më pas do të projektohen edhe detajet e tjera se sa kosto do të kushtojë realizimi i këtij projekti infrastrukturor, që lidh Kosovën me Maqedoninë. Rruga magjistrale do të jetë rreth 40 kilometra, ndërsa do të zvogëlojë udhëtimin drejt Prizrenit për rreth tre orë.

Autoritetet e Kosovës vitin e kaluar informuan se po planifikojnë ndërtimin e këtij aksi rrugor që lidhet me Maqedoninë, ndërsa në kuadër të projektit parashikohet ndërtimi i një tuneli, që duhet të kalojë nëpër Malin e Sharrit.

Komuna e Tetovës, para shtatë vjetëve në bashkëpunim me një kompani gjermane tentoi realizimin e këtij projekti. Vlerësimet dhe projeksionet financiare dolën që kostoja e këtij projekti shkon në 40 milionë euro, duke përfshirë edhe ndërtimin e tunelit prej 3 kilometrave.

Ideja për ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren është disa dekada më parë, si një nyje lidhëse midis Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

scroll to top