Rusi-Turqi: Tensionet tani në Detin Egje

Është shënuar incidenti i dytë mes Rusisë e Turqisë pas rrëzimit të avionit rus në kufi me shtetin turk.

Bëhet fjalë për një gjuajtje paralajmëruese në drejtim të një varke peshkimi turke e cila është afruar brenda perimetrit të sigurisë së luftanijes ruse, e cila në shenjë paralajmërimi për të shmangur përplasjen, ka gjuajtur në drejtim të varkës së peshkmit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ushtarët kishin gjuajtur në drejtim të anijes me mallra turke për të shmangur përplasjen me anijen ruse, raporton b92, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, raportet Rusi – Turqi u tensionuan pas rrëzimit të avionit rus, i cili kishte kaluar vijën kufitare të Sirisë dhe kishte hyrë në territorin turk. Moska ka paralajmëruar bllokimin e lëvizjes së lirë me Turqinë derisa ka arrestuar disa biznesmenë turq në Rusi.

scroll to top