Rusia humb ndikimin në Ballkan, reagon diplomati Grushko kundër NATO-së

Ballkani duhet të përjashtohet nga gara gjeopolitike të cilën NATO-ja dëshiron ta imponon me zgjerimin e saj duke e antarsuar Malin e Zi në këtë aleancë të sigurisë. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në NATO, Aleksandar Grushko.

“Ne cdo herë jemi përpjekëur që në Ballkan të mbizotron paqja .Të gjitha vendet e rajonit cdo herë i kemi parë si shtet fqinje.Rusia asnjëher atyre shteteve nuk ju ka imponuar ndonjë zgjedhje” ka daklaruar Grushko duke folur në video-lidhjen ‘Moskë-Bruksel”.

Ai ka shtuar se tentimet që bëhen sot po nxisin tensione të panevojshme në rajonin e nidieshëm të Ballkanit.

“Ftesa që Mali i Zi të bëhet antare në NATO edhe më shumë e ka komplikuar gjetjen e një përgjigje të pëbashkët të sfidave në sferën e sigurisë, nga kjo thirje nuk do të ketë interes as Alijansa,as Evropa”. vlerson Grushko.

“Ajo është një ide gjeopolitike.Nuk ka asnjë interes real NATO-ja nga ftesa e Malit të Zi ,por as për sigurinë rajonale e as atë evropiane. Qartë është se Malit të Zi askush nuk I kërcënohet dhe si një shtet me resurse të limituara nuk ka ndonjë vlerë të posacme” ka deklaruar Grushko.

Ndryshe kohë më parë edhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaci deklaroi se Rusia po tenton ta destabilizon Ballkanin, përfshir këtu Kosovën dhe Maqedoninë.

Rusia dhe politika e presidentit, Vlladimir Putin është që të ketë një kontroll të plotë në shtetet e Ballkanit. Incidentet në Malit në të Zi, Kosovë madje edhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë dyshohet se kanë qenë të involvuar shërbimet secrete ruse . Reagimi i menjëhershëm i ministrisë së jashtme ruse menjëher pas incdientit në Gushincë dhe Kumanovë le hapësir se Rusia punon për destabilizimin e shteteve të Ballkanit.

scroll to top