Rusia mbështet Irakun kundër forcave turke

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka shprehur mbështetjen e tij për homologun e tij iranian, Ibrahim al-Jaafari, mbi vendosjen e trupave turke në veri të vendit.
Ministria e Jashtme ruse, ka njoftuar sot se Lavrov dhe Jaafari e kanë zhvilluar një bisedë telefonike në të cilën kanë biseduar për siç e ka quajtur ajo, “praninë e paligjshme” të trupave turke në veri të Irakut.

“Pala ruse e ka shprehur qëndrimin e qartë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Irakut”, thuhet mes të tjrash në komunikatën e lëshuar nga ministra që udhëhiqet nga Lavrov.

Lajmi për vendosjen e ushtarëve turq në një bazë pranë Mosulit, gjatë javës së kaluar, e ka shkaktuar një krizë në mes të Ankarasë dhe Bagdadit.

Iraku ka kërkuar tërheqjen e tyre të menjëhershme derisa Turqia e kundërshton kategorikisht, duke thënë se trupat e vendosur i sigurojnë forcave kurde Peshmerga të cilat e luftojnë Shtetin Islamik.

scroll to top