Rusia vazhdon fushatën kundër anëtarësimit të Malit te Zi në NATO

Pakenaqesite e Moskes zyrtare pas fteses se NATO-s per anetaresim te Malit te zi vazhdojne.
Ministria e jashtme ruse vlereson se shoqeria malazeze eshte e percare rreth ceshtjes se anetaresimit ne nato ndaj fton lideret e Malit te zi, te zhvillojne nje referendum nese qytetaret duan apo jo ti bashkohen Aleances se Atlantikut verior.
“Jemi duke folur per nje krize politike te brendshme, te shoqeruar edhe me protesta popullore. Keshtu qe, ndarjet e thella ekzistojne ne shoqerine malazeze, mbi te gjitha per çeshtjen e anetaresimit te vendit ne NATO”-tha zedhenesja e ministrise se jashtme ruse Maria Zakarova , ne nje konference per mediat.
Ministria e jashtme ruse beri thirrje qe Mali i Zi te provoje nivelin e demokracise ne shoqeri, permes nje referendum, qe do te ishte pergjigjja me e mire e popullit per kete problematike.
Ministrat e Jashtem te NATO-s ftuan zyrtarisht Malin e Zi te niste negociatat per t’iu bashkuar NATO-s ne nje samit te zhvilluar fillimin e dhjetorit ne Bruksel. Bisedimet pritet te zgjasin nga 18 muaj deri ne dy vite.
Nderkohe, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jens Stoltenberg garantoi se integrimi i Malit te Zi ne aleancen atlantiko-veriore nuk behet per te kundershtuar Rusine dhe nuk ka aspak lidhje me kete gje. Mirepo zyrtaret ruse kembengulin kunder zgjerimit te NATO-s ne Ballkan, sidomos kur behet fjale per vendet e ishJugosllavise, dikur nen influencen ruse.

scroll to top