Sa është kësti mujor i kredisë së marrë nga VW?

Cilat marka do të detyrohet ti shes për të mbuluar koston e skandalit me motorët me naftë?

Volkswagen Group së fundmi ka siguruar një kredi prej 21.1 miliard USD për të mbuluar kostot e skandalit me veturat me motor me naftë, transmeton Express. Kjo shumë parash të gatshme është shumë e madhe edhe për një kompani si VW. Duke pasur parasysh këtë gjendje në të cilën ndodhen, kompanisë do ti duhet të marrë masa drastike për të shpëtuar nga kjo gjendje.

Reuters raporton se Volkswagen ka siguruar këtë kredi në 13 banka të ndryshme dhe se do ti duhet ta kthej brenda një viti. Volkswagen si garanci për marrjen e kësaj kredie është zotuar se në rast të pamundësisë së kthimit të saj ata do të shesin asete të kompanisë për ti përmbushur obligimet ndaj bankave. Sipas përllogaritjeve kësti mujor që VW do të duhet tu paguaj bankave është rreth 1.76 miliard USD.

Sipas Reuters, Volkswagen ka mundësi që një pjesë të madhe të këtyre mjeteve ti siguroj nga MAN, e cila prodhon kamion dhe motorë anijesh.

Gjithashtu thuhet se kompania është e gatshme të shes kompanitë e saj Premium si Lamborghini, Bentley dhe Ducati.

scroll to top