Sa shqiptarë u vranë në luftën e Kosovës?

Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë 13 549 persona, prej të cilëve 76 për qind civilë dhe 24 për qind pjesëtarë të formacioneve të armatosura. Prej viktimave civile, 1 400 ishin nën moshën 18 vjeçare.

Sa i përket përkatësisë etnike, shumica prej viktimave janë shqiptarë (8 693), 1 196 serbë dhe 445 romë e të tjerë.

Këto të dhëna u bënë publike me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Koalicioni “Komra” prezantoi rezultatet e hulumtimit mbi viktimat dhe rrethanat e vdekjes së të paktën 130 mijë njerëzve të vrarë e të zhdukur gjatë luftërave në territorin e dikurshëm të ish-Jugosllavisë si dhe në kampet e përqendrimit e objekte të tjera të robërimit në të cilat dhjetëra mijëra njerëz janë mbajtur në kundërshtim me arsyet që i përcakton e drejta ndërkombëtare humanitare.

scroll to top