Samsung Galaxy S7 një “goditje” e rëndë për Apple

Pajisja e ardhshme e Samsungut, Galaxy S7, që pritet të vijë vitin e ardhshëm, do të ketë procesor më të shpejtë dhe do të rikthejë mundësinë për zgjerim të hapësirës së brendshme.

Samsung Galaxy S7 do të ketë procesor Snapdragon 820 dhe do të jetë dhjetë për qind më i lirë se Galaxy S6 që ishte lansuar në mars.

Sipas “IDC”, kompani që merret me hulumtime të tregut, performanca më të mira dhe çmimi më i lirë do ta rikthejnë fuqishëm kompaninë koreane. Galaxy S6 në fillim kishte kushtuar 600 dollarë.
“ComputerËorld” raporton procesori i ri ofron përmirësim të jashtëzakonshëm dhe rrezikon suksesin e iPhone-ve të deritanishëm.
Qualcomm kishte prezantuar versionin 820 në muajin nëntor, por akoma nuk është konfirmuar se ky çip-set do të shfrytëzohet në Galaxy S7. Qualcom e ka përshkruar versionin e ri si shumë të shpejtë dhe me performanca të larta të grafikës, transmeton koha.net.
S7 pritet të shpaloset në muajin shkurt të vitit të ardhshëm në “Mobile Ëorld Congress”. Megjithatë ka raportime se kjo mund të bëhet edhe në janar për të mposhtur versionet e ardhshme të iPhone-it.

scroll to top