Samsungu me telefona që mund t’u ndërrohet kamera (Foto)

Kompania Samsung deri tani ka patentuar disa teknologji interesante – nga telefonat që palosen deri te kamera që tani është e zakonshme për telefona.

Tani ka rrjedhur online një patentë që tregon se telefonat do të pajisen me blicin dual-xenon.

Fotografitë e publikuara tregojnë se kjo kamerë duket si e zakonshme me objektiv dhe me lente që mund të ndërrohen.

Telefoni vjen me disa forma të ndryshme, duke sugjeruar idenë për të pasur një linjë të pajisjeve të tilla që mund të marrin dhe zgjedhin aparatin/kamerën e tyre.

Karakteristikë e veçantë te kjo kamerë është se ajo është e hollë sa telefoni, por ka një objektiv të madh dhe të trashë. Po ashtu ka një çelës për kyçje/ç’kyçje.

Patentat nuk garantojnë se kjo pajisje do të marrë ndonjëherë dritën jeshile, por japin një pasqyrë se çfarë është duke punuar gjiganti teknologjik.BP

scroll to top