Saraj – Asfaltohet rruga e Shishovës

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati, drejtori i NP “Rrugë dhe rrugica”, Sinisha Ivanovski dhe anëtari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Vaso Trajkovski me 01.12.2015, e martë/ realizuan një vizitë në fshatin Shishovë, Komuna e Sarajit ku gjatë periudhës së kaluar u asfaltua rruga kryesore në këtë vendbanim.
‘ Me kërkesë të banorëve të këtij vendbanimi gjatë vizitës sonë të fundit, ekipet e “Rrugë dhe rrugica” me urdhër të Qytetit të Shkupit e riparuan rrugën kryesore e cila kalon nëpër vendbanimin Shishevë. Bëhet fjalë për asfaltim të plotë të rrugës kryesore që kalon nëpër Shishevë, me gjatësi të përgjithshme prej 1,650 metra dhe gjerësi mesatare prej 4.3 metra, dhe me 7 000 metra katror sipërfaqe të asfaltuar.
Me realizimin e këtij projekti do të përmirësohet dukshëm cilësia e jetës për banorët e këtij vendbanimi, dhe njëherit do të rritet siguria e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, dhe për këtë projekt Qyteti i Shkupit ka ndarë 8 milionë denarë. Gjithashtu në afërsi të Shishevës është kryer sanimi i shtratit të lumit Vardar, pasi që në periudhën e kaluar lumi dilte nga shtrati dhe shkaktonte dëme, për çka u ndanë 2 milion denarë shtesë ‘ tha kryetari Trajanovski.
Kryetari Trajanovski theksoi se Qyteti i Shkupit ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Komunën e Sarajit dhe kryetarin Murati dhe se ky bashkëpunim ka rezultuar me realizimin e shumë projekteve në këtë komunë, dhe u ndal në projektet të cilat do të realizohen në Komunën e Sarajit gjatë vitit 2016.
‘Projektet kryesore të cilat Qyteti i Shkupit do t’i realizojë në territorin e Komunës së Sarajit në vitin 2016 janë rikonstruksioni i plotë i rrugës kryesore që kalon nëpër Saraj dhe rindërtimi i rrugës kryesore në Gllumovë. Gjithashtu, vitin e ardhshëm do të realizohen shumë projekte për përmirësimin e furnizimit me ujë në më shumë vendbanime’ tha Trajanovski.
scroll to top