Sarkozy: Turqia është Azi e Vogël, jo Europë!

Është e gabueshme t`i japim Turqisë shpresë të rrejshme se ndoshta një ditë do të antarsohet në Bashkimin Europian, tha ish-presidenti françez Nikolla Sarkozi.
“Unë ju rri pas këtyre fjalëve, Turqia ndodhet në Azi të Vogël e jo në Europë” theksoi lideri i opozitarëve “republikanë” i cili ishte president I vendit nga viti 2007 në vitin 2012.
“Është mëkta që tu japim turqve shpresë të rrejshme se mund t`i bashkangjiten Bashkimit Europian. Duhet ti ruajmë marrëdhëniet e mira me Turqinë pasiqë kemi interesa të përbashkëta, mirëpo ky shtet nuk duhet të jetë anëtare e BE-së” tha ai.
Në lidhje me krizën e rrefugjatëve, sipas tij, deklaratat e kancelares gjermane Merkel për pranimin e tyre në Europë janë të palogjikshme. Ai për këtë tha se Europës i duhet një politikë e re për migracionin pasiqë nuk mundemi t`i pranojmë të gjithë. Kjo gjë do të ishte shkatërruese për sistemin.

scroll to top