Sasho Vasilevski anëtari i sapozgjedhur i Këshillit të Prokurorëve Publikë

Anëtari i sapozgjedhur i Këshillit të Prokurorëve Publikë Sasho Vasilevski   sot dha deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski.

Sasho Vasilevski  i  diplomuar në Fakultetin Juridik në  Shkup në vitin 1992,  ndërsa provimin  e jurisprudencës e ka dhënë në vitin 1996. Në vitin 2000  e ka dhënë edhe provimin për noter, ndërsa  nga viti 1997 deri në vitin  2006 ka punuar si avokat  në zyrën e tij të avokatisë me seli në  Resnjë.

Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2008 deri në vitin 2010 ka qenë anëtar  i Këshillit të Prokurorëve Publikë, për të cilin vend sërish është propozuar  nga ana  e Komisionit  kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

scroll to top