S`duan burg brenda spitaleve

Sindikalistët e QKUK-së nga ora 10:00 deri në 11:00 do të protestojnë para Klinikës së Gjinekologjisë, për të kundërshtuar krijimin e burgut brenda kësaj klinike.

Kryetari i Sindikatës së QKUK-së,  Xhemajl Selmani ka thënë për Klan Kosovën se ata nuk pajtohen për krijimin e burgut brenda klinikave ekzistuese.

Sipas tij memorandumi i arritur para disa vitesh në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Drejtësisë dhe ish-menaxhmentit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mund të implementohet duke ndërtuar burg në hapësirat e QKUK-së por jo brenda klinikave, njofton Klan Kosova.

scroll to top