SEANCA PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE ËSHTË SHTYRË PËR NË ORËN 15.00

Seanca për ndryshimet Kushtetuese është shtyrë për në orën 15.00. Fillimisht, gjatë ditës së djeshme u paralajmëruar se seanca do të mbahet sot në orë 13.00, raporton SHENJA.

Gjatë ditës së djeshme kryeparlamentari Talat Xhaferi pas fjalimit të kryeministirt Zoran Zaev e ndërpreu seancën, pasi siç tha ai deputet do të duhet të marrin stenogramin e fjalimit të Kryeministrit. Ky i fundit në fjalimin e tij i ftoi deputetët që të votojnë ndryshimet kushtetuese, pasi siç tha ai kjo është një mundësi historike që do ta çonte vendin përpara dhe do të na bënte të barabartë me të gjitha vendet anëtare në NATO dhe BE. Në të kundërtën shtoi ai, vendi do të vazhdojë të mbetet i izoluar dhe i varfër.

Ndryshe, kjo është faza e fundit të ndryshimeve kushtetuese, dhe pritet që të njejtat të miratohen deri të premten.

Pasi të përfundojë miratimi i ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, menjëherë pritet që në Athinë të fillojë procedura për miratimin e Marrëveshjes së Prespës dhe protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

scroll to top