Sektori për shëndetësi i BDI-së debat mbi perspektivën e sistemit shëndetësorë

Rritja e buxhetit në institucionet  shëndetësore, ngritja e  numrit të të punësuarve adekuat në profile të caktuara në departamentet shëndetësore, ngritja dhe zhvillimi i fakultetit të mjeksisë në Tetovë si dhe distribuimi i shërbimeve kirurgjikale në të gjtiha vendet e Maqedonisë, ishin disa nga kërkesat e debatit të sotëm rreth prespektivës shëndetësore në Maqedoni, të organizuar nga Sektroi për Shëndetësi i BDI-së.
Në debat mjekët kërkuan edhe respektimin e dinjitetiti të mjekut si dhe krijimin e kushteve  për ngritje profesionale si dhe mundësi për subspecializime jashta vendit. Ata thonë se viteve të fundit është realizuar investim në teknologji mjekësore por përballen me mungesën e zhvillimi profesional.
“Pika e parë që duhet të përkushtohemi është kthimi i dinjitetit të mjekut, ajo që kohëve të fundit i mungon. Nuk dua të potencoj aspektin financiar por moral. Deri sa kemi ligj për pacientin nuk kemi ligj për mjekun. Investimi kryesor do duhet të bahet përveç në çuajrjen e mjekeve në specializime adekuate,  do të duhet një qasje shumë serioze nga minsitria e shëndetësisë dhe institucionet relevante për kthimin e dinjiteitt të mejkut ashtu siq ka qenë më pare”, tha Ilir Hasani, përfaqësues i departamenti për program zgjedhor BDI.
Përfaqësuesi i Sektroit për Shëndetësi pran BDI-së, Ilir Hasani tha se konkluzat e debateve nga kjo temë do të definohen në draft programin zgjedhor të parties shqiptare në pushtet. Në këtë debat morrën pjesë, drejtorët e institucioneve shëndetësore, përfaqësues nga fakulteti i shëndetësi, përfaqësues nga ministria e shëndetësisë dhe fondi shëndetësor si dhe student të mjekësisë.
scroll to top