Sela kundërshton partnerin RDK: “Alenca për shqiptarët” është e hapur për bashkëpunim

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij lidhur me bashkimin e të gjitha forcave opozitare, kundër pushtetit aktual për zgjedhjet e 24 prillit, duke theksuar se partia e tij por edhe koalicioni “Aleanca për shqiptarët” është e hapur për bashkëpunim me gjithë ato forca që duan ndryshimin e gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni, njofton Drini.mk

“Aleanca për shqiptarët ngelet simbol i unifikimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim te statusit juridiko kushtetues dhe socio ekonomik të shqiptarëve. Si e tille është e hapur për të gjithë që e duan ketë ndryshim. Ky është parimi ynë” deklaroi Ziadin Sela për Drini.mk

Ky qëndrim i Selës pas menjëherë pas deklaratave të partnerit të tij nga RDK, Vesel Memedi i cili u shpreh se “Aleanca për shqiptarët” i ka mbyllur dyert për koalicionime ne subjektet e tjera, krijon hapësirë dhe nevojë për një sqarim më konkret të mendimit dhe qëllimit të Memedit, për deklaratën e mbrëmshme në emisionin ClickPlus.

scroll to top