Sela pasi humbi vendin në Qeveri, i humb edhe ‘aleatët’ e ‘Aleancës me BESË’!?

PDSH dhe BESA edhe zyrtarisht kanë konfirmuar se do të jenë pjesë e Qeverisë bashkë me koalicionin LSDM-BDI.

Shqiptarët tani do të përfaqësohen në Qeveri me 4 parti, BDI-BESA ( e Afrim Gashit ) , PDSH dhe RDK, kurse Opozitë shqiptare do të mbeten BESA (e Bilall Kasamit ) dhe Aleanca për Shqiptarët.

Me përfshirjen e njërit krahë të BESËS në Qeveri, sigurisht se rrethi do të ngushtohet më shumë për Zijadin Selën.

Lideri i Aleancës që në shumë raste pas zgjedhjeve lokale e promovonte veten edhe si lider opozitar i shqiptarëve, i një opozite të gjërë me dy BESA-t, sot ka mbetur në opozitë vetëm me deputetin e t’ij Syrija Rashidin dhe deputetët e BESËS të krahut të Kasamit.

Sela fillimisht ishte pjesë e Qeverisë të cilin vend e humbi menjëherë pas zgjedhjeve lokale, kurse tani me kyçjen e BESËS (Afrim Gashit) në Qeveri me shumë gjasa do të humb edhe ish-partnerin e koalicinit ‘Aleanca me BESË’ nga zgjedhjet e kaluara lokale, koalicion i cili mendohej se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Bazuar edhe në situatën në pushtetin lokal, ku në disa komuna këshilltarë komunal të BESA-s, nga krahu i Kasamit, janë pjesë e shumicës me BDI-në, Sela vështirë se mund të gjejë mbështetje edhe nga Bilall Kasami, që nënkupton se do të mbetet opozitë vetëm me deputetin e t’ij Syrija Rashidin.

scroll to top