Selmani: S’ka besueshmëri të plotë tek partitë opozitare shqiptare

Ish kryetari i partisë Demokracia e Re, Imer Selmani, i ftuar në emisionin “10 Minuta” të TV21 tha se partitë shqiptare duhet të mendojnë për një platformë të përbashkët, të cilën duhet t’ua prezantojnë shqiptarëve për të fituar besimin e tyre.

Nëse partitë nuk e fitojnë besimin e shqiptarëve, atëherë do ketë qytetarë shqiptarë që do votojnë për LSDM, qoftë kjo edhe vetëm për t’u hakmarrë, thotë ai.

“Mund të këtë, për arsye se nuk e them vetëm unë, ka qytetarë që janë të zhgënjyer nga BDI dhe PDSH, s’ka besueshmëri të plotë tek partitë opozitare shqiptare. S’ka siguri për bashkëpunim të mirëfilltë, sot për sot ka shumë shqiptarë që deklarojnë se do të votonin LSDM, për arsye se gjatë këtij viti ata arritën ta detronizojnë krimin dhe ta nxjerrin në sipërfaqe“, vlerëson Selmani. Sa i përket mundësisë së bashkëpunimit midis BDI-së dhe PDSH-së, Selmani tha se nuk është hera e parë që bëhet një ofertë e tillë, por se vallë është ky një propozim i sinqertë – mbetet për t’u parë.

Selmani thotë se edhe reagimi i menjëhershëm i BDI, ku thanë se nuk do ketë koalicion me PDSH, tregon se nga BDI ky propozim nuk është marrë si i besueshëm. Në pyetjen se a do të kthehet më në politikë , Selmani tha se është ndjekës aktiv i politikës dhe se është gjë e mirë që efekti korrigjues po del ne pah, duke u nisur nga marrja e borxheve te reja, për çka ka një kontest midis dy partive më të mëdha maqedonase.

scroll to top