Sërish tension mes vendeve, anija e armatosur kineze në ujrat japoneze

Japonia njoftoi sot se një anije e rojes bregdetare kineze, e cila ishte e pajisur me armatime, ka hyrë në atë që Tokio e konsideron si pjesë të ujërave të saj territoriale, pranë ishujve mjaft të diskutueshën nga të dy vendet në Detin e Kinës Lindore.
Kjo është hera e parë që Kina bën shkelje të tillë, dhe supozohet se do të etë vetëm fillimi i një serie të provokimeve të llojit të këtillë.

“Anija ka avancuar, me dy barka të tjera jo të armatosura, rreth orës 09:30 sipas orës lokale, në zonën që konsiderohet nga ana e Japonisë si pjesë e ujërave të saj territoriale, duke qëndruar për rreth një orë”, bënë të ditur rojat bregdetare japoneze nëpërmjet një deklarate.

”Japonia dhe Kina kanë mosmarrëveshje të vazhdueshme për ishujt e pabanuar në Detin e Kinës Lindore, por është hera e parë që një anije kineze e cila shfaqet e armatosur, mundet të përshkojë ujërat territoriale pranë ishujve Senkaku”, shtuan ato.

scroll to top