Shabani në hapjen e repartit të transfuziologjisë në Kumanovë (FOTO)

Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Lirim Shabani sot pati një vizitë pune në spitalin e Kumanovës, ku në prani të personelit mjekësorë, u lëshua në përdorim reparti i ri për transfuziologji, njofton Aktuale.mk.
Reparti i posa inauguruar disponon me të gjitha pajisjet e nevojshme për punë dhe do të jetë në funksion të spitalit të Kumanovës.

Me këtë repart të gjithë qytetarëve të Kumanovës do tu ofrohen shërbime cilësore e njëherit kjo do të jetë edhe një mundësi shtesë për organizimin e aksioneve për grumbullimin vullnetar të gjakut që do të organizohen në të ardhmen.

scroll to top