Shaqiri në formacionin e javës në Premier League

Xherdan Shaqiri është përzgjedhur në mesin e më të mirëve për xhiron e 19’të të Premierligës.

Edhe e përditshmja britanike, The Telegraph, ka zbuluar 11’shen më të mirë për xhiron e 19’të të Premielrigës dhe në mesin e tyre është edhe Xherdan Shaqiri, i cili është vlerësuar lart për paraqitjen ndaj Evertonit.

Shaqiri shkëlqeu në fitoren prej 4:3 të skuadrës së tij, Stoke City ndaj Evertonit, duke shënuar dy gola.

Ky është formacioni xhiros së 19 sipas The Telegraph:

Wayne Hennessey (Crystal Palace); Seamus Coleman (Everton), Ryan Shaëcross (Stoke), Ashley Williams (Swansea), Cesar Azpilicueta (Chelsea); Darren Fletcher (WBA), Dele Alli (Tottenham); Erik Lamela (Tottenham), Xherdan Shaqiri (Stoke), Mesut Ozil (Arsenal); Romelu Lukaku (Everton).

scroll to top