Shaqiri: Zaev gënjen, shqiptarët asnjëherë nuk kanë bërë veprime terroriste

Ish nën-Kryetari i Parlamentit Hysni Shaqiri ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratës së Liderit së Opozitës maqedonase Zoran Zaev i cili grupin kosovarë në lagjen e trimave e ka kualiikuar si grup terorist i cili ka lidhje me organizatën islamike ISIS në Irak dhe Siri.

Shaqiri për Zhurnal konsideron se shqiptarët asnjëherë nuk kanë marr aksione teroriste . Ai dha dëshmi konkrete se edhe gjatë luftës së vitit 2001 shqiptarët nuk vranë civil të pafajshem, por luftuan kunder forcave të armatosura maqedonase. Shaqiri konsideron se deklarata e fundit e liderit Zoran Zaev është e turpshme dhe nuk duhet te tolerohet . “ Shqiptarët asnjëher nuk kanë bërë veprime teroriste , madje me përgjegjësin më të madhe po e them së ne si shqiptarë nuk e ushqejmë terorizmin . Edhe në luftën e vitit 2001 UÇK-ja asnjëherë nuk mori veprime të pakontrolluara ndaj civilëve , por lidhshmëria me organizatën teroriste është vetëm një pjesë e propagandës maqedonase” ka deklaruar Shaqiri duke shtuar se propaganda maqedonase kundër shqiptarëve paraqitet përshkak të heshtjes të lidershipit shqiptarë.

“ Po e them se liderët maqedonas e shfrytëzuan një zbrastirë më konkretisht heshtjen e politikës shqiptare në Maqedoni dhe më gjërë” ka deklaruar Shaqiri duke theksuar se edhe ish funksionarë tjerë të VMRO-së kanë bërë përpjekje përmes rasteve të montuara politike , si ai i rastit monstra që shqiptarët ti paraqesin si element radial. “ Rasti Monstra është rast më eklatant ku Gordana Jankullovska thonte se të arrestuarit janë islamist radikal , por tani pas 3 vitesh po del se ata janë viktimë e proçeseve politike dhe janë të paajshëm” ka deklaruar ish-nënkryetari i Parlamentit Hysni Shaqiri .

Ndryshe ditë më parë në një intervist në Slloveni , lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev ka deklaruar se “Ngjarjet e Kumanovës janë poashtu një akt terrorist, të ngjashme me atë që kemi parë në Paris, edhe pse më pak dëme. Në Kumanovë u vranë tetë anëtarë të forcave të sigurimit të Republikës dhe 10 terroristë. U arrestuan më shumë se 30 terroristë dhe 40 policë u plagosën. Çfarë ndodhi? Disa nga ata njerëz të cilët kanë lëvizur në qendër të Kumanovës, qyteti i dytë më i madh në Maqedoni, janë njerëz të cilët janë kthyer nga Siria. Njerëzit të cilët luftuan atje, natyrisht, ata që janë kthyer nga Siria kanë kryer sulme terroriste në Paris”

scroll to top