SHBA dënon dhunën e opozitës në Shqipëri

Në një deklaratë për shtyp, Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon dhunën e përdorur gjatë protestës së sotme në Tiranë
“E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme.

Sidoqoftë, akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia flakë strukturave dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike.

I bëjmë thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të gjitha partive të tjera t’i hedhin poshtë këto akte dhe të marrin të gjitha hapat e nevojshëm për t’u siguruar që në të ardhmen protestat të mbeten paqësore dhe konstruktive”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

scroll to top