SHBA, dy milionë vizitorë në panairin e 58-të të aviacionit dhe lundrimit

Në Chicago është hapur panairi i 58-të i aviacionit dhe lundrimit, ku shumë ekipe akrobatike ajrore kanë mahnitur të pranishmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pilotët manovrues mbi liqenin Michigan mahnitën thuajse dy milionë vizitorë të cilët me entuziazëm shikonin aftësitë e pilotëve. Kishte edhe nga ata që zgjedhin të argëtoheshin me akrobacionet e varkave në liqe.

Në manovra morën pjesë ekipe civile The Firebirds Delta Team, Bill Stein, Aerostars, AeroShell Aerobatic Team, por edhe avionë të Forcave të Armatosura Amerikane.

Manovrat në të cilat mori pjesë edhe flota amerikane, roja bregdetare dhe forcat ajrore, do të realizohen edhe sot.

scroll to top