SHBA: Po punojmë në zgjidhjen e çështjes së emrit

Sekretari shtetëror amerikan John Kerry pas pjesëmarrjes në takimin e ministrave të NATO-s në Bruksel, ai është nisur për në një turne ballkanik në suaza të së cilës do ta vizitoje Kosovën, Greqinë dhe Serbinë

Kerry do ta vizitoje Prishtinën, ku, sipas njoftimit, do të diskutoje për çështjet bilaterale rajonale. Me 3 dhjetor ai ikë për në Beograd në një takim me këshillin e ministrave të OSBE-së, ndërsa të njëjtën ditë do të shkoje në Qipro.

Me 4 dhjetor, Keri në Athinë do të takohet me liderët grek. DASH informoi se kjo është mundësia e parë që sekretari shtetëror të ketë vizitë bilaterale në Athinë ku do të diskutoje me kryeministrin Aleksis Cipras. Temat kryesore do të janë Qipro dhe kriza e refugjatëve, transmeton zhurnal.mk

“Ne do të punojmë me Greqinë në shumë pole nga lufta kundër militantëve të ISIS-it deri te çështja e emrit të Maqedonisë”, informuan nga DASH.

scroll to top