SHBA refuzon akuzat e Moskës për një bashkëpunim Ankara-DAESH

Shtëpia e Bardhë i cilësoi si ironike shqetësimet e rusëve, ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se pretendimet e Moskës nuk janë të drejta dhe s’kanë asnjë lloj baze.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, sqaroi se regjimi i Esadit është blerësi më i madh i naftës së DAESH-it dhe shtoi se Damasku është ai me të cilin Rusia duhet ta trajtojë shqetësimin në fjalë.

Earnest mbrojti idenë se Rusia është baza e vetme, që po i mundëson mbijetesën regjimit të Esadit.

Gjatë samitit të Parisit për ndryshimet klimatike, vijoi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhës, presidentët Erdogan dhe Obama shqyrtuan në detaje sigurinë kufitare të Turqisë, duke vendosur për mbylljen e një pjese të kufirit në fjalë, qoftë nga aspekti i sigurisë kombëtare të Turqisë, qoftë dhe për të penguar kalimet e jashtëligjshme të luftëtarëve të huaj, të cilët përpiqen t’i bashkohen radhëve të DAESH-it.

Ai theksoi se mbyllja e një pjese të kufirit turk do të garantojë gjithashtu bllokimin e burimeve financiare ilegale të kësaj organizate terroriste.

Ndërsa zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, deklaroi se po ndjekin me vëmendje lajmet në lidhje me çështjen në fjalë dhe shtoi: “Ne refuzojmë katërçipërisht pretendimet kinse Ankaraja zyrtare bashkëpunon me DAESH-in për kontrabandën e naftës.”

Toner nënvizoi se nuk shohin asnjë lloj prove, që mund të mbështesë akuzën e lartpërmendur të Moskës.

scroll to top