Shefi i MOSAD: Erdogan mendon se Turqia duhet të pushtoë Europën, Rusinë dhe Sh.B.A-të

Ish-shefi i shërbimit sekret izraelit Jakov Kedemah ka treguar qëndrimin e tij personal për politikën agresive që po ushtron Turqia ndaj Rusisë. Në intervistë për gazetën moskovite KP ai tha: “Erdogan gjithmonë është sjellur asht, jo vetëm agresiv por edhe provokues. Ai ishte arsyeja pse marrëdhëniet me Izraelin kanë qenë të tendosura”.
Ai përkujtoi kohën kur presidenti Erdogan premtoi që anijet tregtare për në Gaza do të shoqërohen nga luftanijet turke mirëpo pas kërcënimeve izraelite ato mbetën vetëm fjalë.
Ai thekson se Erdogan me retorikën e tij agresive e fsheh maaftësinë e tij për të bërë ndonjë gjë konkrete.
Sipas tij, kryesorja nuk janë fjalët e Erdogan por ideologjia e tij, pika e fokusit të së cilës është misioni turk i rindërtimit të civilizimit islam.
Me këtë mision ai finansoi “Vëllazërinë Muslimane” në Egjipt dhe përkrahu grushtshtetin e tyre, e më pas i aktivizoi në Siri për të përmbysur regjimin e Asadit.
Turqia është shtet multinacional dhe multikonfesional dhe problemi kryesor i saj janë populli Kurd. Integriteti dhe stabiliteti i Turqisë varet nga ky minoritet, andaj edhe është duke eskaluar situata pasiqë Erdogan është duke ushtruar trysni mbi ata me preteksin se është duke e luftuar të ashtuquajturin Shtet Islamik.
Kedemah cek se islami fundamental është ideologji e Erdoganit e cekur në librin “ Strategjia e thellë” dhe është ideologji e ngjashme me nazizmin e Hitlerit.

scroll to top