Sherr mes Babastars: I përmendi djalin Roan, Majk i kthehet keq Skivit

Babastars ka qenë qendra e vëmendjes së mediave me deklaratat e fundit të reperëve. Fillimisht ishte Cozman ai që deklaroi largimin nga grupi e më pas edhe Skivi i cili përflitej prej kohësh se ishte larguar.

Ky i fundit i thumboi kolegët me një status ditën e sotme ku shkruante:

“Mirëmëngjes repera barbika (barbies). Ruhuni se po nxirrni ndonjë fëmijë në këngë tani. Ju mbys”, duke u nisur nga një deklaratë e Majkut se kur të rritet Roan do e marrë në klip.

“Po dhe ti je këngëtar ose reper, por nuk jemi në të njëjtën kategori as në të njëjtin nivel….as nuk ngasim makina të njëjta, as nuk bëjmë para të njëjta”, shkruan Majk, status i cili thuhet se i drejtohet Skivit.

scroll to top