Sheshel: Maqedonia do të shpërbëhet, gjysma do t’i bashkohet Shqipërisë së Madhe

Kryetari i Partisë Radikale serbe, Voisllav Sheshel, ka paralajmëruar se, Maqedonia do të shkatërrohet dhe do të ndahet në dy pjesë. Gjysma e këtij shteti, ku shumica janë shqiptarë, do ti bashkohen Shqipërisë së Madhe.

Ky proçes, sipas tij, ka filluar dhe është duke u realizuar. Qeveria e Maqedonisë këtë projekt do ta vazhdojë me federalizimin e shtetit, ku komunat shqiptare do të pavarësohen dhe gradualisht do të shkëputen.

“Pushteti qendror në Shkup nuk do të ketë asnjë lloj pushteti mbi komunat ku shqiptarët janë shumicë”, ka theksuar Sheshel, suke shtuar se, Ballkani është një vend strategjik për Rusinë dhe SHBA-të, percjell Zhurnal.

Ndërkohë Sheshel ka akuzuar edhe ish pjestarët e UÇK-së, të cilët ai i quan terorrist. Sipas tij, nuk ka asnjë dallim mes ISIS dhe UÇK-së.

“Janë identike krimet qe bëjnë. Nuk asnjë dallim mes pjestarëve të ISIS-it dhe pjestarëve të UÇK-së”, ka theksuar Sheshel.

scroll to top