Shfaqet Ilir Meta pas zgjedhjeve, ja çfarë ka deklaruar

ilir-meta.jpg
Presidenti i Zgjedhur Ilir Meta, ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
Meta sëbashku me deputetin e LSI-së Lefter Kokën kanë falënderuar votuesit e LSI-së në Durrës. Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka paralajmëruar se shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e 25 qershorit.
“Mirënjohës të gjithë votuesve të LSI në Durrës e Shqipëri. Shumë shpejt do zbardhet e vërteta e 25 qershorit. Votuesit heroikë të LSI shpëtuan demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Krenar që kam punuar me ju”, iu është drejtuar Kreu i Kuvendit votuesve durrsakë.
scroll to top