Shikoni se si i feston 1,000,000 pelqimet në Facebook,Lamborghini (Foto)

Mediat sociale janë faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm për promovimin e bizneseve dhe arritja e 1 milion pëlqimeve në Facebook është një sukses që duhet festuar.

Lamborghini Newport Beach në Orange County, Kalifornia, SHBA ka arritur numrin prej 1,000,000 pëlqimeve në faqen e saj në rrjetin social Facebook, transmeton Express. Këtë faqe kjo përfaqësi e Lamborghini e kishte hapur në Shtator 2010.

Menaxheri i kësaj kompanie tregon se ata asnjëherë nuk kishin paguar për pëlqime por se këtë sukses e ka arritur falë postimeve të foto dhe video materialeve në baza ditore duke e bërë kështu faqen atraktive për përdoruesit e rrjeteve sociale, në këtë rast të Facebook.

Për të festuar këtë ngjarje ata kanë krijuar mbështjellje speciale për modelin Huracan në të cilën mbështjellje shihet simboli Like dhe numri 1 milion.

Lamborghini renditet i teti nga prodhuesit e automjeteve me 12 milion pëlqime ndërsa kompania që e zotëron atë, Volkswagen renditet e para me 26 milion pëlqime.

scroll to top