Shkarkohet Benitez?

Rafael Benitez mund të shkarkohet sonte nga posti i trajnerit të Real Madridit.

Real Madrid rrezikon të përjashtohet nga Copa del Rey.

“Los Blancos” kanë aktivizuar futbollistin e suspenduar Denis Cheryshev në duelin e mbrëmshëm kundër Cadizit.

Kurse, kjo do t’i kushtojë me përjashtim nga gara, raportojnë dy të përditshmet sportive madrilene “Marca”, dhe “AS”.

Por, sipas mediave spanjolle, presidenti Florentino Perez ka ftuar konferencë për shtyp për sonte me fillim nga ora 19:30, përcjell “Lajmi.net”.

Lajmi i madh është se sonte ai mund të njoftojë për shkarkimin e trajnerit Rafael Benitez, për shkak të skandalit të fundit.

scroll to top