Shkencëtari ia injekton vetes bakteren kundër plakjes

Anatoli Brouchkov, një shkencëtar rus, injektoi një bakter rreth 3.5 milion të vjetër në trupin e tij dhe mendon se ka gjetur burimin e rinis së përjetshme.
Ai thotë se e ndjen veten shumë të shëndetshëm dhe mjaft energjik, krahasuar me moshën që ka. “Pas eksperimenteve të suksesshme tek minjtë dhe tek disa insekte, mendova se do të ishte interesante që të bëja një hap më tutje. Që kur nisa eksperimentet tek vetja, prej dy vitesh nuk kam ndjerë asnjë shqetësim shëndetësor, qoftë edhe temperaturë”, shpjegoi shkencëtari për ‘The Siberian Times’.

Bakteri quhet Bacillus F dhe duket se nuk shfaq ndonjë rrezik për njeriun, që nga momenti që gjendet tek uji i pijshëm dhe që konsumohet rregullisht edhe nga banorët e zonës. “Për shkak të shkrirjes së akujve në veri të Rusisë, bakteri qarkullon në ambient dhe ujëra. Banorët e zonës, po jetojnë më gjatë se pjesa tjetër dhe nuk preken nga gripi. Kështu që nuk ka rrezik për mua”, tha ai.

Ajo që ka kryer Brouchkov, nuk është një eksperiment shkencor: mungon një skuadër e specializuar, një klinikë dhe statistika. Pavarësisht se profesori mund të konfirmojë efektet pozitive, të provuara në lëkurën e tij, ai thotë: “Nuk mund të ju them profesionalisht, nuk e klasifikoj këtë si një eksperiment shkencor”.

Por, mund të them se prej dy vjetësh nuk kam pasur temperaturë. Mund të them se në botë ekzistojnë baktere të pavdekshme. Ndërsa qelizat tona vdesin. Do të ishte interesante të kuptojmë mekanizmin mbrojtës nga plakja, duke nisur nga dëmet që pëson organizmi për shkak të moshës dhe të avancohet me kërkimet. Tani kemi një çelës në dorë, bakterin antik, të gjetur në një ambient antik dhe ekstrem”, thotë Brouchkov.

scroll to top