Shkëndija barazon në udhëtim

Skuadra shqiptare Shkëndija e Tetovës që bënë gara në ligën elitare në Maqedoni ka zhvilluar ndeshjen e parë të raundit të dytë në Ligën e Evropës.

Kuqezinjtë ishin mysafir tek skuadra nga Azerbajxhani, Neftchi Baku ku arritën një rezultat të mirë 0-0.

Shqiptarët zhvilluan një ndeshje të mençur duke u mbrojtur mirë por kanë mundur që edhe të shënojnë gol.

Megjithatë rezultati i barabartë 0-0 e favorizon Shkëndijën për ndeshjen e dytë që do të zhvillohet pas një jave në Shkup.

Kështu kazakët do t’i pret një atmosferë e zjarrtë në stadiumin ‘Filipi i dytë’, në Shkup pasi Shkëndija do të ketë përkrahjen e tifozëve fantastikë Ballistët nga Tetova.

Pas investimeve të mëdha në klub, synimi kryesor i tetovarëve është futja në grupet e Ligës së Evropës.

scroll to top