Shkupi nikoqir i konferecës rajonale “Reforma qasëse në Ballkanin Perëndimor”

Në organizim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, sot në Shkup do të mbahet konferencë rajonale me temë “Reformat inkuadruese në Ballkanin Perëndimor”.

Siç kumtoi SÇE, fjalime hyrëse në forum do të kenë zëvendëskryeministri i obliguar për Eurointegrime, Fatmir Besimi, shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, ambasadori Aivo Orav dhe zëvendësambasadori gjerman, Hans-Helge Sander.

Në konferencë do të marrin pjesë edhe zëvendësministri i Eurointegrimeve të Shqipërisë, Gentian Elezi, Daria Ramlak ndihmësdrejtoreshë në drejtorinë për Eurointegrime të Bosnjë e Hercegovinës, zëvendësministri i Eurointegrimeve të Kosovës, Ramadan Iljazi, u.d. drejtoresha e Zyrës qeveritare për eurointegrime të Serbisë, Ksenia Milenkoviq dhe Aleksandar Pejoviq sekretar shtetëror i Eurointegrimeve të Malit të Zi.

Është paraparë të mbahen dy panele para së cilave fjalime të shkurtra hyrëse do të mbajë Lorens Merdit shefe e sektorit për “Strategji dhe politika” në kuadër të Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerimin e Komisionit Evropian. I pari i titulluar “Strategjia e re për zgjerim dhe gjenerata e re e raporteve” dhe i dyti “Metodologjia e ridefinuar: aspektet pozitive dhe sfidat në njoftim”.

Forumi organizohet në bashkëpunim me Shoqatën gjermane për bashkëpunim internacional GIZ, në kuadër të Fondit të hapur rajonal për mbështetjen e integrimeve të BE-së, i financuar nga ana e Ministrisë federale për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim. Radio/Vala

scroll to top