Shpallen 5 biznes planet më të mira

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot e hapi manifestimin e tretë me rradhë për shpalljen e pesë planeve më të mira të biznesit në kuadër të projektit “Bëhu perspektiv-fillo biznesin tënd” organizuar nga Ministria e Ekonomisë.

Fituesi i çmimit të parë ishte Artan Xhemaili me Biznes planin e të tij Workabroad, ndërsa vendi i dytë i takoi Filip Laovskit për biznes planin ‘Easy Go’ – dhënia me qira e pasurisë së luajtshme dhe dhënia me qera e elektro trotineteve dhe skuterëve. Martin Dimovski fitoi çmimin e tretë për biznes planin ‘U design’, ndërsa Petrit Ramadani fitoi vendin e katërt për biznes planin Marketingu alternativ. Vendi i pestë i takoi Nazmije Merko-Zabzun për biznes planin për ruajtjen e arrit ‘Gold Bank Maqedoni’.

“Komisioni ka bërë vlerësimin dhe nga lista me rangime për planet më të mira për biznes ka bërë përzgjedhjen e 5 prej tyre të cilat edhe do të shpërblehen”, tha ministri Neziri, duke shtuar se në kuadër të projektit Ministria e Ekonomisë ka parashikuar dhënien e çmimeve në të holla – vauçerë për 5 planet më të mira të biznesit edhe atë: Çmimi i parë me vlerë prej 330.000 denarë, Çmimi i dytë kap vlerën prej 230,000 denarë, çmimi i tretë 130,000 denarë, çmim i katërt 100.000 dhe çmimi i pestë kap vlerën prej 60.000 denarë.

Fituesve, nga Drejtori i Agjencisë për Promovimin e Sipërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë, Mustafa Mandal iu ndan vauçerë për të mbuluar koston e regjistrimit të një kompanie në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë.

scroll to top