Shpikja e fundit e japonezëve, telefoni që lahet me ujë dhe sapun (VIDEO)

Telefonat inteligjentë të papërshkueshëm nga uji janë bërë të zakonshëm tani, prandaj nuk përbëjnë ndonjë lajm të rëndësishëm. Megjithatë, ata nuk mund të lahen me ujë të bollshëm për të hequr bakteret dhe papastërtitë. Japonia, e cila njihet për shpikjet e saj gjeniale, ka gjetur një zgjidhje edhe për këtë problem. Kompania japoneze Kyocera ka krijuar një telefon që mund të lahet me ujë dhe sapun. Telefoni Digno Rafre është projektuar për t’u përdorur në të gjitha ambientet, pa u shqetësuar se do të ndotet, pasi mund të pastrohet lehtësisht me ujë dhe sapun.Telefoni nuk ka bokse, por i transmeton tingujt nëpërmjet teknologjisë audio “Smart Sonic Receiver”. Ai është i mbyllur tërësisht në mënyrë që uji dhe flluskat mos të prekin pjesët e brendshme. Rafre operon me sistemin Android 5.1 dhe ka ekran 5 inç me rezolucion 720 pikselë, kamerë 13 megapikselë dhe bateri me kapacitet 3,000mAh. Telefoni kushton 465 dollarë.

scroll to top